Evazion fiskal për 1 miljon dollarë, në pranga 7 inspektorë dhe 1 administrator

largea_pompa-benzina1421968765

Është dashur më shumë se një vitë kohë që policia të dokumentojë një skemë të evazionit fiskal që i ka kushtuar shtetit rreth 1 milion Dollarë. Blutë e tiranës kanë bërë të mundur arrestimin e 8 personave, 7 prej tyre Inspektorë tatimesh ndërsa një administrator i 2 subjekteve tregtareve në fushën e tregtisë së karburanteve.

Urdhër ndalimi ndaj tyre është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes më 21 prill duke finalizuar me sukses operacionin e koduar Smile 4.

Në bzë të informacioneve të siguruara nga hetimi një vjeçarë i Drejtorisë së Hetimit Tatimor Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcës të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, subjekti M Petrol kishte shmangur taksat dhe sigurimet shoqërore për rreth 4 vjet. M. Petrol ka ushtruar aktivitetin e tij për rreth 4 vjet në këtë mënyrë duke shmangur kshu detyrimet të rreth 1 miljon dollarëve.

Prokuroria e Tiranës nxori urdhër-ndalimi për administratorin e subjektit, si edhe për 7 inspektorë tatimorë, të cilët janë ende në detyrë dhe që kanë pasur si funksion kontrollin e zonës së karburantit të paliçensuar.

U arrestuan shtetasit:

  1. Platon Solis, 51 vjeç, banues në Leskovik, me detyrë inspektor i verifikimit në

terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)

  1. Ajaz Shehu, 51 vjeç, banues Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
  2. Dhimiter Veshi, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren

pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)

  1. Arjan Daja, 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
  2. Saimir Kaziu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
  3. Bajram Frangu, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Nneni 248 i Kodit Penal)
  4. Gentian Subashi, 38 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
  5. Iliaz Fisheku, 57 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjekteve “M.Petrol” dhe “P. Impex”, (Nenet 180-181 të Kodit Penal)

.Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Nenet 248, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Urdhërndalimi  ekzekuta nga Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë të bëhëj ekzekutimi i urdhërave të ndalimit të tetë shtetasve për veprat penale të “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”

 

Pin It