“Facebook” arrin të aktivizoj “Safety Check”, pas sulmeve në Bruksel

Belgjike-shpethim

Rrjeti më i madh social ka aktivizuar më në fund Safety Check për Brukselin. Ky veprim erdhi pas shumë telefonatave që vijuan me orë të tëra që qytetarët bënin me miqtë e tyre për të siguruar nëse ishin shëndosh e mirë.

Një opsion i tillë në “facebook” e bën më të lehtë për të njoftuar të gjithë të afërmit që vendi ku ndodhesh është i sigurt dhe nuk ka probleme.

Nëse një përdorues i “facebook” ndodhet në zonë, dhe çekon veten si të sigurte, ky mesazh do të shfaqet për miqtë e tij.

Ndërkohë për rrjetin social ka pasur mjaft kritika nga përdoruesit e tij pasi nuk është aktivizuar më herët, pasi në Bruksel në një territor të caktuar ku ndodhi shpërthimi, nuk kishte sinjal për telefonat celularë në mënyrë që të shmangnin ndonjë shpërthim tjetër të telekomanduar.

“Gjeni sa më shpejt dhe lidhuni me miqtë në zonë. Shënojini si të sigurte nëse ata janë mirë”, thuhet në një mesazh të “facebook” Safety Check, që për herë të parë u përdor në sulmet e Parisit në nëntor.

“Facebook” është kritikuar se nuk e përdor një mjet të tillë në vendet në zhvillim, por vetëm në Perëndim.

Pin It