Kryetari i KMSH: Mallkuar qoftë terrori!

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj ka reaguar pas sulmeve terroriste të ndodhura në Bruksel, ku kanë humbur jetën dhjetra persona e shumë të tjerë janë plagosur.

Përmes këtij mesazhi, ai dënon sulmet terroriste.

“Mallkuar qoftë terrori dhe terroristët në Bruksel dhe kudo në botë. Lusim Zotin e Madhëruar për Paqe”, shkruan kreu i KMSH-së në Twitter.

Pin It