“Familja Tot” vjen në Teatrin Kombëtar

posteri-famlja-tot

Teatri Kombëtar vijon stinën artistike me premierën e dytë të sezonit të ri artistik.

“Familja Tot”, është një komedi brilante nga autori hungarez Orkeny Istvan. Shfaqja do të vijë për publikun kryeqytetas nën interpretimin e aktorëve të talentuar, Bujar Asqeriu, Olta Daku, Ndricim Xhepa, Indrit Çobani, Adelina Muça, Sokol Angjeli, Suela Konjari, Vangjel Toce, Xhevahir Zeneli. Regjisore: Andia Xhunga. Skenograf: Genc Shkodrani. Kostumografe: Berina Kokona. Fundjava duke nisur nga data 21-22-23 do të jetë me të qeshura.

Pin It