Montella: Aromë Championsi por me Juven me këmbë në tokë

montella

Milani ndan vendin e dytë në tabelë me Romën, pas triumfit prej 3-1 në Verona. Vincenzo Montella shprehetë se Milani mund të frymojë ajrin e Evropës pas fitores ndaj Chievos.

“Ishte një fillim i fortë nga Chievo dhe ne nuk ishim të rrjedhshëm sa duhej, prandaj nuk isha i kënaqur. Pas pushimit mendoj se bëmë sa duhej për ta merituar fitoren, edhe pse kemi mundur ta përfundojmë ndeshjen më herët. Ishte një fitore e merituar ndaj një Chievo të shkëlqyer që na shkaktoi probleme reale”.

“Tani mund ta ndjej ajrin e Evropës. Të shtunën luajmë ndaj Juves, një prej ekipeve më të mira në Evropë”.

“Situatat e caktuara nuk janë për ne, por qëndrojmë me këmbët në tokë”, ka deklaruar Montella

Pin It