Fiton City dhe merr vendin e parë (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=C3JlcTBo65M

Manchester City ka fituar me rezultat 4-0 kundër Crystal Palace.

City dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe kështu iu rikthye fitoreve pas barazimit kundër Evertonit në javën e kaluar.

Goli i parë erdhi në minutën 22-të nga Fabian Delph, i cili me një goditje nga distanca i dha epërsinë vendaseve.

Pesë minuta nga fundi i pjesë së parë, në skenë doli Sergio Agueros me një gol të bukur jashtë zonës dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në pjesën e dytë City dominoi takimin, ku në minutën e 68-të erdhi dhe goli i dytë personal nga Aguero.

Ndërsa golin e fundit në këtë sfidë e shënoi spanjolli, David Silva.

Pas kësaj fitore Manchester City ngjitet në pozitën e parë me 43 pikë na 22 ndeshje, ndërsa Crystal Palace vazhdon të qëndrojë në vendin e tetë.

Sergio-Aguero

Pin It