Fiton Stoke City, spektakël nga Shaqiri

10556420_1240867952604284_582866757052680252_n

Xherdan Shaqiri beri një paraqitje shumë të mirë për skuadrën e tij Stoke City kundër Evertonit, ku arriti të shënoj dy gola.

Stoke arriti të fitojë në fund 4-3 për t’i marrë tri pikët e radhës në një ndeshje shumë të bukur. Shaqiri shënoi në minutat 16-të dhe 45-të, për ta kaluar dy herë në epërsi Stoken. Mesfushori sulmues luajti për 87 minuta, ndërsa u zëvendësua kur rezultati ishte 3-3.

Dy golat e tjerë që i siguruan tri pikët Stoke City-t u shënuan nga Joselu në minutën 80 dhe nga Arnautovic nw minutat shtesë.

Pas kësaj fitore Stoke ngjitet në pozitën e tetë me 29 pikë.

Pin It