Zinedine Zidane shumë afër Realit të Madridit

zidane_recadre

Zinedine Zidane është i gatshëm të marrë drejtimin e Realit të Madridit. Nës Rafa Benitez largohet nga puna, trajneri i ri i Realit do të jetë padyshim Zizou.

Florentino Perez është i shqetësuar nga atmosfera e krijuar në kampin madrilen dhe është i gatshëm të shkarkojë trajnerin.

Një rol të rëndësishëm për të ardhmen e Benitezit do të luaj ndeshja e të mërkurës ndaj Real Sociedat. Në rast se Benitez nuk i kënaq drejtuesit e Realit me performancën e tij pothuajse shkarkimi është i sigurtë.

Të gjithë në Madrid e duan Zinedine Zidane. Ai është një figurë shumë e respektuar si nga drejtuesit, futbollistët poe edhe tifozët. Ai ka marëdhëni shumë të mira me lojtarët dhe është një lider dhe motivues si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.

Pin It