Capello: “Fenomeni” lojtar i madh por ndikon negativisht në grup

capello

Fabio Capello ka një karrierë të gjatë në botën e futbollit si trajner profesionist. Ai ka drejtuar shumë ekipe dhe lojtarë të mëdhenj, teksa mes tyre është edhe Fenomeni Ronaldo.

Fabio kapelo ka thënë shumë fjalë të mirë për cilësitë e “Fenomenit” në fushën e lojës por nuk është i të njëjtit mendim për sjelljet dhe ndikimin e tij tek grupi.

“Kurrë nuk i kam vënë në dyshim aftësitë e tij në fushë. Ai shpeshherë të nxirrte nga situata, ishte shumë i saktë. Ai ishte një lojtar i madh, por me një ndikim negativ për grupin”, ka thënë Capello.

Pin It