Gjiknuri: Heci i Banjës, vepër transformuese

gjiknuri-1

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e fazës së përmbytjes së rezervuarit të Banjës, investim i kompanisë së mirënjohur norvegjeze Statkraft. Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të lartë të Statkraft, ambasadori i Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën z.Jan Braathu, deputetë të qarkut të Elbasanit dhe drejtues të komunitetit lokal.  Punimet më të rëndësishme u përfunduan përpara se të mund të niste faza e përmbytjes, si diga e Banjës, sistemi i shkarkimit, vepra e marrjes, sistemimi i rrjedhës ujore, shkarkimet e emergjencës dhe dalja e poshtme, si dhe rregullimet për largimin e sedimenteve, që të gjitha këto në shërbim të prodhimit të energjisë elektrike në të ardhmen.  Ministri Gjiknuri deklaroi se për zonën kjo është një vepër transformuese dhe një ëndërr e bërë realitet. “Kemi të bëjmë me përfundimin e kësaj dige, me fillimin e mbushjes së rezervuarit por kjo nuk është gjithçka. Ne e dimë shumë mirë që hidrocentrali i Devollit përfshin edhe një stacion tjetër shumë të rëndësishëm që është diga e Moglicës, e cila sapo ka filluar të ndërtohet dhe jam shumë i sigurtë që kompania Statkraft, me aftësitë që ka do ta përfundojë edhe atë në kohë”, u shpreh ministri Gjiknuri. Projekti sipas tij ka shërbyer edhe si një shkollë për marrëdhënien në kuadër të partneritetit publik-privat. Duke u ndalur tek investimi norvegjez, z.Gjiknuri tha se Norvegjia është duke e mbështetur gjithashtu Shqipërinë për ngritjen e një tregu vërtet të hapur të energjisë. “Po punojmë dhe kjo bëhet e mundur në mënyrë që potencialet tona hidrike të kthehen në burime investimesh të qëndrueshme”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri tha se ka qenë një shembull i mirë edhe bashkëpunimi me komunitetin ndërsa një pjesë e mirë e banorëve janë strehuar. Diga e Banjës është një digë e hedhur 80 m e lartë, e cila shfrytëzon një lartësi të nivelit të ujit midis 175,0 m dhe 95 m mbi nivelin e detit. Rezervuari i Banjës do të jetë rreth 16 km i gjatë. Në përfundim të procesit të përmbytjes, rezervuari i Banjës do të mbajë rreth 391 miliardë litra ujë, në një sipërfaqe më të madhe se 2000 fusha futbolli.  HEC-i i Banjës është i pajisur me dy turbina Francis vertikale, me një kapacitet total të instaluar prej 66 MË dhe një turbinë Francis horizontale me kapacitet 7 MË të rrjedhës ekologjike. Prodhimi i parashikuar vjetor i energjisë elektrike është 255 Gwh

Pin It