Liverpool është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Borussia Monchenglabdach, Granit Xhaka.
Granit Xhaka do të largohet nga Borussia Monchengladbach, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mesfushori kosovar është kapiten i ekipit dhe me paraqitjet e mira gjatë këtij edicioni ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha.
Por, e përditshmja gjermane “Bild” ka bërë të ditur se Xhaka mund të transferohet në Premierligë.
Liverpool është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e tij. Menaxheri i “Reds” Jurgen Klopp kërkon Xhakën në Anfield nga edicioni i ardhshëm.
Por sipas burimeve të ndryshme edhe Arsenali interesohet per Xhakën.