Gruri dhe elbi, dy drithëra të pazëvendësueshëm

Vetitë e dobishme të grurit

Gruri integral rrit imunitetin, përshpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit, është efikas kundër lodhjes dhe disponimit të keq, rregullon tretjen, shëron alergjinë dhe ndezjen e lëkurës, si dhe është i dobishëm te sëmundjet e zemrës. Gruri përmban proteina deri në 70%, kurse sasia e yndyrave dhe karbohidrateve është simbolike. Tretet lehtë dhe asimilohet shpejt, prandaj iu preferohet sportistëve dhe fëmijëve.

Vetitë shëruese të elbit

Sipas vlerave biologjike elbi është më i shëndetshëm se gruri sepse ka veti të mëdha shëruese. Është njëri ndër drithërat më të vjetra. Elbi përmban 35% të thartirave të pangopura yndyrore, të cilat ulin kolesterolin në gjak. Elbi përmban 73,4% karbohidrate, 11% proteina dhe 1,8% yndyrë, por është i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Elbi ul kolesterolin, forcon organizmin, është efikas kundër plakjes, kundër sëmundjeve të enëve të gjakut, reumës, dhembjes së lukthit dhe fytit.

Pin It