Guardiola dëshiron të largohet nga Bayern

Kontrata e trajnerit Guardiola me Bajernin do të përfundojë në vitin 2016, ndaj dhe klubi gjerman po synon t’i rinovojë kontratën, duke i ofruar shuma marramendëse.

Media sportive “Kicker” shkruan se Guardiola do të zgjedhë largimin, i cili shumë shpejt pritet të bëhet zyrtar. Kjo pasi mes tij dhe drejtuesve të klubit gjerman kanë lindur disa konflikte që kanë lidhje si me drejtimin e Bajernit, ashtu edhe me menaxhimin e stafit mjekësor, i cili nuk arrin dot t’i rikuperojë lojtarët në kohë.

Disa klube angleze janë të interesuara për ta pasur në krye të ekipit, ku mes tyre janë edhe dy skuadrat e Manchesterit.

guardiola_bayern

Pin It