Perez: Benitez nuk është problemi i ekipit, por zgjidhja

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka folur rreth të ardhmes së trajnerit Rafael Benitez dhe Zinedine Zidane.

Sipas presidentit madridlen, Benitez nuk është problemi i ekipit, por zgjidhja. Ndërsa sa i përket Zidanes, i cili përflitet të zëvendësojë Benitezin pas rezultateve të dobëta të Realit, ka thënë se nuk do ta zëvendësojë spanjollin.

“Nuk është e vërtetë që lojtarët nuk merren vesh me Benitezin. Ai nuk është problemi, por zgjidhja”. “Zinedine nuk do ta zëvendësojë. Rafa është trajner i Madridit dhe ne e kemi zgjedhur sepse mendojmë që është personi i duhur”, tha Perez.

tumblr_nkwjbdZTgv1r8l1dzo2_1280

Pin It