Interi dhe Juventusi përplasen sërish

lavezzi-veut-savoir-si-paris-compte-sur-lui_128730

rabiotin

LASSANA DIARRA (om)

Interi dhe Juventusi janë në luftë të hapur edhe në fatin kalimtar dimëror, pasi kanë tre objektiva të njëjtë.

Bëhet fjalë për Ezequiel Lavezzin, Adrien Rabiotin dhe Lassana Diarran.

Nerazzurrët besojnë që do të mund të mbyllin marrëveshjen me ish lojtarin e Napolit, pas ndeshjes në Doha që do ta zhvillojnë nesër kundër PSG-së.

Gazzetta dello Sport shkruan se dy klubet e mëdha italiane po presin që ta kuptojnë se ku dëshiron të vazhdojë karrierën argjentinasi.

Të dy klubet janë të interesuar për ‘El Pocho-n’, por edhe shokun e tij të skuadrës Rabiot.

Tjetër lojtar që pëlqehet nga dy gjigantët është edhe mesfushori i Marseilles, Lass Diarra.

Pin It