ISSH: “Nëse keni 15 vite punë, përfitoni pension pleqërie”

photo-660x330

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thotë se periudha e sigurimit për pension, pavarësisht skemës së re mbetet e pandryshuar. Me 15 vite merret pension, por jo i plotë, për aq vite se janë paguar sigurimet. Gjithashtu, ISSH në një njoftim për shtyp sqaron edhe rritjen e moshës për ata që do ta dalin në pension. Mosha do të rritet vetëm për gratë, ndërsa për burrat nuk ndryshon. Gratë për vitin 2016 do të dalin në pension në moshën 60 vjeç e 2 muaj, konkretisht dalin këtë vit në pension të gjitha gratë që kanë lindur nga data 1.11.1955­31.08.1956. “Mbi vjetërsinë dhe moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë, gjatë vitit 2016. Në zbatim të nenit 92, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar me Ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, mosha e daljes në pension pleqërie në harkun kohor 01.01.2016 – 31.12.2016, për burrat vazhdon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është 60 vjeç e 4 muaj.

Pin It