Italianët nuk i ndahen Gashit

gashi

Pas Veronës dhe Fiorentinës, Gashi po ndiqet me shumë interes edhe nga Atalanta, që synon të gjejë një alternativë të përshtatshme të Maxi Morales, tashmë i kthyer në Argjentinë te Leon.

Për shkak të marrëdhënieve të vështira me trajnerin e Baselit, Gashi është aktivizuar në vetëm 5 takime të kampionatit gjatë këtij sezoni, duke shënuar dy gola. Edhe pse minutazhi në këmbët futbollistit shqiptar gjatë 5 muajve të fundit është i kufizuar, stafi teknik i Atalantës beson te potenciali i tij, duke u bazuar edhe në faktin se vetëm një apo dy sezone më parë, ishte ndër golashënuesit më të mirë të Superligës së Zvicrës.

Pin It