Manchester United bën gati ofertën për Neymar

neymar

Manchester Unitedi është duke përgatitur një ofertë marramendëse për transferimin e Neymarit gjatë verës.

Daily Star raporton se Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e brazilianit për ta transferuar në Old Trafford.

Klubi anglez po ka probleme me fazën e sulmit, ndërkohë që 23-vjeçari nuk po arrin marrëveshje me Blaugranët për rinovimin e kontratës.

Për ta prishur kontratën e Neymarit, Unitedi duhet të paguajë 189 milionë euro.

Burime të ndryshme thonë se përfaqësues të klubit anglez kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe besojnë se mund ta bindin atë të kalojë në  Premier Ligë.

Pin It