Juncker: “Do vijnë kohë të vështira”

Luxembourg Prime Minister and Eurogroup President Jean-Claude Juncker leaves after the first of a two-day European Union summit on March 1, 2012 at the EU headquarters in Brussels.  EU leaders cleared all but the final hurdles to an unprecedented new Greek bailout today as they began debating ways to turn the page on the debt crisis and inject fresh life into strained economies.     AFP PHOTO / JOHN THYS

Presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker deklaroi në konferencën e parë për shtyp të këtij viti, se “zhvillimi ekonomik dhe punësimi mbeten prioriteti kyç” për ekzekutivin europian, ndërsa shpjegoi dhe lidhjen e brishtë të tyre me funksionimin e Schengenit.  “Schengen është një prej arritjeve më të mëdha të procesit të integrimit europian. Pa Schengen, pa lëvizjen e lirë të punëtorëve, pa lirinë e qytetarëve europianë për të udhëtuar, euro nuk ka kuptim. Ngjashëm qëndron lidhja mes Schengen, lëvizjes së lirë dhe tregut unik. Më pak Schengen do të thotë më pak punësim e më pak zhvillim ekonomik”, deklaroi Juncker.

Qytetarët europianë do të hasin vështirësi për të gjetur punë gjatë vitit 2016 dhe ekonomia do të vuajë pasojat e kolapsit të lëvizjes së lirë brenda Europës për shkak të krizës së refugjatëve, e konsideruar si më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore.

Udhëheqësi i vjetër i Luksemburgut  u shpreh se, “nuk ka shumë iluzione për 2016-n”, pasi sipas tij, “gjithçka do të jetë edhe më e vështirë”.

Nga ana tjetër, ai u shpreh i bindur se gjatë muajit shkurt do të arrihet një marrëveshje me Britaninë e Madhe, çka do të mundësojë që ky shtet, edhe pas referendumit, të mbetet anëtar i BE-së.

“Çështjet e vëna në tryezë nga kryeministrik britanik janë të gjitha shumë të vështira dhe Komisioni po bën aq sa mund të bëjë. Jam mëse i sigurt se do të kemi një marrëveshje, jo një kompromis, por një zgjidhje përfundimtare në Shkurt”, tha Juncker.

Pin It