Njeriu ka përdorur disa mënyra për të krijuar kushtet e nevojshme për të bërë një jetë të rehatshme. Një nga këto është edhe shtrimi i rrugëve.
Ndër shekuj metodat janë sofistikuar dhe punimet janë shndërruar në shumë raste vepra arti të vërteta. Për ta thjeshtuar procesin e shtrimit të rrugë ve kanë menduar inxhinierët e kompanisë RPS, që kanë prezantuar “Printuesin e Rrugës”.
Bëhet fjalë për një makineri gjigante që shtron rrugët dhe trotuaret si tapet. Makineria “qëndis tapetin” duke asambluar një nga një gurët e hedhur nga punëtorët që qëndrojnë mbi të.
Krijuesit e saj thonë se makineria mund të shtrojë deri në 500 metra rrugë në ditë dhe premtojnë ta përmirësojnë atë në vazhdim.