Turqia këmbëngul për ekstradimin e dijetarit, Fethullah Gulen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama i tha presidentit të Turqisë se Ankaraja duhet të paraqesë prova nëse dëshiron të ekstradojë dijetarin Fethullah Gulen.
“Ne zhvillojmë një proces këtu në Shtetet e Bashkuara për kërkesat për ekstradim të bëra nga qeveritë e huaja”, tha Obama në një konferencë shtypi me presidentin meksikan Pena Nieto.
“I thashë presidentit Erdogan se ata duhet të na paraqesin bashkë me kërkesën, edhe dëshmi që tregojnë për përfshirjen e z.Gulen dhe personave të tjerë këtu në SHBA dhe kërkesat do të shqyrtohen me kujdes”, është shprehur presidenti Obama.
Gjithashtu, Obama hodhi poshtë pretendimet se SHBA-të kishin dijeni paraprake për një grusht shteti në Turqi.