Raporti i FutureBrand radhit kompaninë Apple si më të preferuarën

big_apple_logo_reuters

Si çdo vit, FutureBrand analizon 100 kompanitë më të mëdha për nga vlera e kapitalizimit në treg. Bën pyetësor me mbi 3000 konsumatorë dhe profesionistë të industrisë në 17 vende të ndryshme të botës si dhe prodhon një renditje të asaj që ajo e quan fuqi të perceptimit më shumë sesa fuqi financiare.

Këtë vit raporti i FutureBrand e ka radhitur Apple në vendin e parë, pas rrëshqitjes së vitit të kaluar në vendin e dytë pas rivalit Google.

Lidhja e parë që konsumatorët dhe profesionistët i bënin Apple ishte pasioni dhe admirimi që marka ju fal.

Në vendin e dytë radhitet Microsoft, e cila gjithashtu shënoi shumë pikë në vlerat sikurse pasioni dhe admirimi, si dhe është parë si një kompani me një të ardhme të  mirë .

Ndërsa e treta në listë ishte kompania Samsung, me një rritje nga numri shtatë nga viti i kaluar. Ajo nxiti më shumë ndjenjat e indiferencës, por mori pikee kur është fjala për inovacionet.

Pin It