Klosi në Bruksel, kërkesë për akreditimin e diplomave të arsimin profesional

3682c030c24b413b285013deea276c3c

Ministri i Mirqënies Sociale Blendi Klosi i ka kërkuar Komisionit Europian që të akreditohen diplomat e arsimit profesional në Shqipëri në mënyrë që të njihen edhe në vendet e Bashkimit Europian. Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, Klosi u Takua me Komisioneren e Lartë të Komisionit Europian, Marianne Thyssyn  ku pasi i foli për punën e qeverisë në lidhje me reformën e arsimit profesional i kërkoi asajë që të akreditohen diplomat e shkollave profesionale. Ai gjithashtu i kërkoi zonjës Thysen që tashmë që shqipëria është kandidate në bashkimin europian, shoqëria civile të asistohet për aplikime për fonde të BE-së në lidhje me projektet e tyre.

Ndërkohë nga ana e sajë Thysen tha se e vlerësonë punën e e bërë për trasformimin e shkollave të arsimit profesional dhe se do të mbështesë mekanizmat e bashkëpumit të Shqipërisë dhe vendeve të BE-së.

Në fund Ministri Klosi ftoi Komisioneren e Lartë të Bashkimit Europian për vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë të cilën znj. Thyssen e mirëpriti me kënaqësi.

 

Pin It