Komiteti Olimpik vlerëson me çmim Kosovën për prezantimin në Rio 2016

2016-06-03-majlinda-kelmendi-thumbnail

Kosova është vlerësuar me çmimin për Depërtimin më të Mirë të Komitetit Olimpik pasi Majlinda Kelmendi triumfoi në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’. Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) i dorëzoi çmimin xhudistes kosovare, e cila merrrte pjesë për herë të parë në këto lojëra.

Kelmendi falenderoi sidomos kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për mbështetjen e dhënë ndër vite që ajo të bëhej një sportiste e suksesshme.

Ajo tha se ky çmim është i rëndësishëm për popullin e Kosovës në tërësi dhe veçanërisht fëmijët, të cilëve iu prezantohet një e ardhme më e mirë.

“Kosova u bë anëtare e KON-it dy vite më parë dhe këtë vit ishte viti i parë që ishte pjesë e Lojërave Olimpike dhe për herë të parë fituam medaljen e artë olimpike, kështu që jam shumë e lumtur dhe e bekuar”, u shpreh Kelmendi.

Trajneri Driton Kuka shprehet se Kosova mori shpërblimin më të madh në historinë e saj sportive si Breakthrough National Olympic Committë të Lojërave Olimpike falë Medaljes së artë të Majlindës në Rio ’16.

Majlinda Kelmendi u vlerësua me medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pin It