Konfindustria kërkon rikategorizim të bizneseve

llogaritese

Konfindustria do të kërkojë ndryshimin e mënyrës së kategorizimit të bizneseve në “të vegjël” dhe “të mëdhenj” për Paketën Fiskale 2017. Legjislacioni në fuqi i kategorizon bizneset sipas qarkullimit vjetor të parasë, ndërsa Konfindustria do të kërkojë që ndarja të mbështetet në fitimin vjetor të bizneseve.

Sipas ndarjes aktuale biznese të “vegjël” cilësohen bizneset me qarkullim vjetor 5 milion deri ne 8 milion lekë, të cilët përfitojnë përjashtim të plotë dhe/ose të pjesshëm nga tatimet. Konfindustria vlerëson se kjo ndarje ka shtuar rezistencën e bizneseve “të vegjël” për moslëshimin e faturave ndaj biznesit “të madh”, duke shkaktuar evazion fiskal.

“Bizneset në pamundësi për shkarkimin e faturave dhe përballë rrezikut të falimentit, detyrohen të fshehin shitjet, të hyjnë në spiralen e evazionit dhe si rrjedhim të jenë lehtësisht të goditshëm nga institucionet fiskale, duke krijuar kushte objektive edhe për korrupsion”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Konfindustria të dielën.

Kjo situatë vë në vështirësi edhe biznesin “e madh”, ul të ardhurat për buxhetin e shtetit, rrit informalitetin dhe ul konkurencën.

Pin It