Korça hap dyert për punësim, 6500 kërkesa të dorëzuara

ZYRA-PUNES-1

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zhvilloi një takim me drejtues të zyrave të Punës, shkollave profesionale, Inspektoratit të Punës dhe biznesit në qytetin e Korçës. Në qendër të takimit ishin punësimi, puna e denjë dhe arsimi profesional.

Në fjalën e tij, ministri Klosi  theksoi se ashtu si në gjithë Shqipërinë, edhe aty ekziston një raport jo i drejtë mes kërkesave për punë dhe kërkesës së biznesit për punëtorë. Kështu, ministri duke iu referuar të dhënave zyrtare të Zyrës së Punës Korçë, bëri të ditur se në të, gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 6500 kërkesa për punë, të paraqitura nga sipërmarrja private.

Pin It