Miratohet projektligji për regjistrimin e emigrantëve që jetojnë jashtë

komisioni-i-ligjeve

Komisioni i Ligjeve miratoi sot, projektligjin për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha para deputetëve se ky projektligj do t’u krijojë mundësinë emigrantëve për më shumë shërbime. Por nga ana tjetër, ky projektligj nuk është votuar nga deputetët e opozitës, të cilët e konsideruan si një minë në themelet e procesit zgjedhor, pasi sipas tyre i përjashton emigrantët nga e drejta e votës.

Ata kërkuan që ligji të shqyrtohej nga komisioni i reformës zgjedhore, për t’u harmonizuar me Kodin Zgjedhor, por kërkesa e tyre e cila u hodh në votim nga kreu i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj, u rrëzua. Pas debateve të palëve në komisionin e ligjeve që u përqëndruan më tepër në faktin nëse emigrantët do të mund të votonin apo jo, projektligji u vendos të kalohej në seancë plenare për miratim.

Pin It