Kumbaro takon homologen franceze, Azoulay; diskutohet për bashkëpunimin kulturor Shqipëri-Francë

Në ditën e hapjes së Bienales së Artit, Venecia 2017, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u takua me Ministren e Kulturës së Francës, Audray Azoulay dhe Presidentin e Centre Pompidou, Serge Lavignes.

Gjatë takimit u theksua se në kuadrin e bashkëpunimit kulturor Shqipëri-Francë janë zhvilluar shumë aktivitete dhe janë në zhvillim të tjera, për të konkretizuar bashkëpunimin kulturor 2016-2017 “Les temps fort” midis Francës dhe Shqipërisë.

Edicioni i 57-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, u hap zyrtarisht në Venecia, ku Ministria e Kulturës prezanton Shqipërinë me projektin e titulluar “Ndodhi në kohën e tashme”, propozuar nga artisti Leonard Qylafi dhe kuratorja Vanessa Joan Müller. Pavijoni do të qëndrojë i hapur nga data 13 maj – 26 nëntor 2017. /ATA/

Pin It