Lehtësoni dhimbjen e barkut fëmijës tuaj kështu

618yhbfaktl-_sl1024_

Dhimbja e barkut tek foshnjat shpesh mund të përkufizohet si e pashpjegueshme. Simptomat e dhimbjes së barkut përfshijnë të qara, sjellje tekanjoze apo në rastet më të rënda, të vjella dhe temperaturë.Zakonisht, në të tilla raste ata qajnë më shumë se zakonisht dhe kjo ndodh edhe tre herë në javë. Ky është një problem i hasur në 5-25% të foshnjave, zakonisht kur ata janë 4-6 muajsh.
Problemin këtu e shkakton koliti, që është shqetësues jo vetëm për fëmijën, por edhe për prindërit. Prindërit e foshnjave me kolit mund të vuajnë nga stresi, problemet e ushqyerjes me gji apo edhe depresioni pas lindjes. Për shkak të moshës së fëmijës nuk mund t’u përdorësh asnjë ilaç.  Ndaj për ta lehtësuar sado pak fëmijën dhe prindërit më poshtë do të gjeni se çfarë mund të bëni.

Një banjo e ngrohtë
Bëjini fëmijës tuaj një dush të ngrohtë gjatë kohës kur keni vërejtur tek ai të gjitha shenjat e lartpërmendura që tregojnë se ka probleme me kolitin.
Mbushni vaskën e foshnjës me ujë të ngrohtë. Shtoni në të disa pika vaj livandoje. Lëreni atë në ujë dhe masazhojeni lehtësisht në zonën e barkut në mënyrë që t’i lehtësoni dhimbjet. Nxirreni nga vaska dhe thajeni me një peshqir të butë dhe më pas ndihmojeni atë për të fjetur.
Kjo do ta nxisë foshnjën tuaj të dalë jashtë dhe të mos ketë probleme të herëpashershme me kolitin.

Pin It