Lewandowski është lojtari më profesionist që kam takuar

lewandowski

Pep Guardiola ka zbuluar emrin e futbollistit më profesionit që ka qenë nën urdhrat e tij.

Trajneri aktual i Bayern Munichut, Guardiola ka pohuar se lojtari më i përkushtuar në seancat stërvitëse dhe më profesionisti është Robert Lewandowski.

“Lewandowski është lojtari më profesionist që kam takuar ndonjëherë”, ka thënë Guardiola.

“Ai ushqehet me kohë, flenë dhe stërvitet sa i duhet brenda 24 orëve në ditë”.

“Ai gjithmonë është i gatshëm. Nuk lëndohet lehtë dhe gjithmonë e di se çfarë është e rëndësishme në të jetë”, ka thënë Guardiola, i cili do të merr drejtimin e Manchester Cityt gjatë verës.

Lewandowski ka shënuar 19 gola në 19 paraqitje gjatë këtij sezoni në Bundesliga, përkatësisht shtatë gola në gjashtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Pin It