Lojën e bën Liverpool, por fiton United (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=wqm7sOADyuk

Derbi më i madh anglez i zhvilluar në stadiumin Anfield Road ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit ka përfunduar me fitoren e këtij të fundit me rezultat 1-0, në saje të një goli të Wayne Rooneyt..

Pjesa e parë i takoi skuadrës vendase të Liverpoolit sa i përket rasteve, ndërsa futbollistët e Unitedit arritën ta ruanin portën.

Në pjesën e dytë, te dyja ekipet kishin raste, por vetëm mysafirët arritën të gjenin rrugën e golit.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme të The Reds, United arriti të shënonte golin e parë dhe që fund doli të jetë i fitores me rezultat 1-0.

Ishte Wayne Rooney, ai i cili shënoi gol në të 78-të minutë nga afërsia.

Pas kësaj fitoreje, United ngjitet në pozitën e pestë me 37 pikë, ndërsa Liverpool ka gjashtë pikë më pak se dhe gjendet në vendin nëntë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze.

rastet-liverpoolit-fitorja-i-takoi-unitedit-video_hd

Pin It