Lu dhe Vlahutin, mision të bindin Berishën. Basha, në plan të dytë

vlahutin - lu

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së faktorizojnë Berishën, duke e ‘rikthyer’ atë në selinë e PD-së dhe madje në takimet zyrtare.

Duket se mosdhënia e dakordërsisë për reformën në drejtësi nuk është vetëm në dorë të vullnetit të kryedemokratit Lulzim Basha, por pengesa shihet tek ish-kryeministri Sali Berisha.

Prej kohësh diplomatët e kishin ‘eksploruar’ një gjë të tillë, ku tashëm veç konstatimit ata po ndërmarrim veprime konkrete për të bindur njerëzit që kanë ndikim te  Partia Demokratike.

Kështu, një ditë pasi eurodeputeti Eduard Kukan do ta vizitonte deputetin demokrat në kuadrin e takimeve negociuese për gjetjen e një zgjidhjeje për daljen nga ngërçi politik ku gjendet aktualisht kjo reformë, Sali Berisha, ndryshe nga herët e tjera, do të mbërrinte në selinë e PD-së rreth 30 minuta para se dy ambasadorët që janë angazhuar personalisht në realizimin e këtij procesi, ai i SHBA-së, Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin, të mbërrinin në zyrën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar gjatë ditës së djeshme për këtë takim që zgjati më shumë se 1 orë e gjysmë, besohet se në fokus të bisedës ka qenë reforma në drejtësi dhe arritja e një konsensusi mes palëve dhe për Byronë e Hetimit.
 

Pin It