Kuvend,  miratohen disa projektligje të rëndësishme

 

SEANCE PARLAMENTARE

Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë javës me shumicë votash, disa projektligje dhe marrëveshje të rëndësishme.

Me 71 vota pro, 2 vota kundër dhe 38 abstenime, deputetët miratuan disa ndryshime në ligjin “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”.

Ndërsa me 109 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim ndryshimet në ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”;

me 72 vota pro, 1 kunder dhe 39 abstenime ndryshimet në ligjin “Për transportet rrugore”.

Ndërkohe u miratua dhe ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane, ajo ‘për bashkëpunimin kulturor’ me 108 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe marrëveshja me “KFW Frankfurt Am Main”, për financimin e Programit “Infrastruktura bashkiake’ për furnizimin me ujë dhe kanalizime të disa qyteteve të vendit, me 111 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Me 111 vota parlamenti miratoi gjithashtu projekt vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për bazën e të dhënave tatimore.

 

Pin It