Masakra e Elbasanit ende pa autor

elbasan vrasje

Një javë pas ngjarjes së rëndë të Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, policia nuk ka ende asnjë të arrestuar. Por rrethi i të dyshuarve po ngushtohet.

Policia dhe Prokuroria, po e ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar për vrasjen e pjesëtarëve të fisit Çapja. Prej disa ditësh po monitorohet nga ajri me helikopter të ministrisë së Brendshme, kodrat e Krastës, ku dyshohet se autorët e krimit të kenë fshehur rrobat që mbanin veshur në momentin e vrasjes së, Agron Çapjes, Eno Bedallit dhe Ardit Sinakolli.

Në momentin e krimit, Prokuroria e rrethit Elbasan, pretendon se vrasësit, janë ndihmuar edhe nga një automjet tjetër për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, pasi në kamerat e sigurisë është fokusuar vetëm një makinë “BMË X5” me timon në krah të djathë.

Për shkak të dendësinë së pyllit të Krastës, hetuesit mendojnë se në brendësi të zonës mund të jenë fshehur sendet personale të autorëve të vrasjes.

Një tjetër pistë ka dalë në skenë ditën e fundit nga organi i akuzës, e cila lidhet edhe me konfliktet që disa nga pjesëtarët e fisit Çapja kanë pasur në qytetin e Elbasanit, me persona të cilët kanë qenë me precedentë kriminal.

Ndërsa si pistë kryesore deri tani janë dy, ajo që lidhet me hakmarrjen me fisin Mema, por nuk përjashtohet edhe përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike.

Duket se autorët e këtij krimi të rëndë e kanë hartuar deri me detaje planin e tyre makabër, duke e finalizuar pa kurrfarë pengese.

Si pasojë e sulmit me armë humbën jetën Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako i ftuar në Tonight Ilva Tare në ne Ora Neës në lidhje më ngjarjen e Elbasanit, Çako dhe se pista kryesore është ajo e hakmarrjes. Ende vijon puna për kapjen e autorëve, të cilët sipas tij dyshohet se kanë qenë 4 persona, 3 aktiv dhe një drejtues mjeti.

Sipas tyre, ngjarja ku mbeti i vrarë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli mund të ketë ardhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura së fundmi mes pjesëtarëve të fisit Çapja me disa persona të tjerë, banore të Elbasanit.

Në sitën e hetuesve po kalon tashmë çdo konflikt  i mundshëm i fisit Çapja.

Nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes dhe ajo e prishjes së pazareve për trafikun e drogës. Me kërkesë të policisë , Prokuroria ka vendosur në përgjim të paktën 42 numra telefoni.

 

Pin It