Lu në Medresenë e Tiranës: Ju shpërndani vlera dhe besim

12747305_1023780537682501_1214151032166698681_o

Medreseja e Tiranës me rastin e aktiviteteve në javën e anglishtes priti për një vizitë ambasadorin e SHBA-ve, z. Donald Lu me dy fëmijët e tij dhe stafin i ambasadës.

Gjithashtu në këtë aktivitet morën pjesë, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi, Zv/ministri i Arsimit, drejtoresha e arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit si dhe drejtorë të shkollave të ndryshme në Tiranë.

Nxënësit e Medresesë së Tiranës organizuan një program artistik dhe më pas një panair kulturor. Performanca e shkëlqyer e nxënësve solli një atmosferë mjaft të këndshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Omer Çallësh falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre dhe iu uroi mirëseardhjen.

“Për ne është një kënaqësi e madhe t’ju kemi në shkollën tonë. Kultivimi i vlerave humane si dashuria, respekti, mirësia dhe harmonia kanë një vlerë të veçantë. Vetëm më kultivimin e këtyre vlerave do të arrihet paqja dhe lumturia në botë”, tha z. Çallësh.

Ndërsa ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, z. Donald Lu falënderoi Medresenë e Tiranës për mikpritjen dhe vlerësoi kontributin dhe vlerat që kjo shkollë i jep arsimit dhe shoqërisë.

“Ju shpërndani vlera dhe besim, të cilat i japin një shoqërie forcë. Kjo është një javë e mrekullueshme anglishteje. Pak ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe, i cili kishte vizituar shkollën tuaj më foli për aktivitetin dhe kishte mbetur mjaft i kënaqur. U ndjeva shumë mirë dhe e prisja me padurim këtë vizitë. Me lejoni të përshëndes dhe të falënderoj të gjithë mësuesit dhe këta nxënës të mrekullueshëm të cilët performuan kaq bukur”, tha ndër të tjera z. Lu.

Gjithashtu nxënësit e Medresesë së Tiranës e njohën z. Lu dhe të pranishmit e tjerë me kulturat e ndryshme të Shqipërisë, Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Turqisë.

Ambasadori Lu bisedoi nga afër me nxënësit dhe mbeti mjaft i kënaqur nga niveli i gjuhës së huaj dhe organizimi i këtij aktiviteti.

Gjatë javës së anglishtes Medreseja e Tiranës gjithashtu priti edhe ambasadorin e Britanisë së Madhe z. Nicholas Cannon. I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërsisë, z. Bujar Spahiu.

12741903_953418814734928_4403217473108528657_n  ZK1A8517 ZK1A8732

Pin It