“MARTA”, historia e mbijetesës dhe e forcës së një gruaje në skenën e TKEKS

marta

Mbijetesa në një shoqëri tradicionale, shtypëse dhe denigruese, është vetëm pjesa e dukshme e akullnajës që quhet Marta: Femra që dha lirinë për dashurinë. Marta duket e bindur, kokulur dhe e dobët, por fuqia e saj fshihet thellë: atje ku mendja e burrit të pushtetshëm nuk mbërrin kurrë. Marta i ka ngrirë ndjenjat e saj në një abis dyzet vjeçar për t’i ruajtur të pastra nga ndotja e realitetit; nga era e keqe që kundërmon gjithandej. Kur burri vdes atëherë akullnaja fillon të shkrijë dhe ndjesitë e konservuara në akull fillojnë të pluskojnë mbi mizorinë, ndyrësirën dhe gënjeshtrën. Marta lufon shumë për ta ruajtur shpirtin të paprekur. Lufta me vetveten është sfida e saj e fundit. Ajo ndodhet e vetme në mes të tre brigjeve: lirisë, dashurisë dhe ardhmërisë. Por, cilin nga këto brigje do të zgjedhë Marta? Këtë keni mundësi ta zbuloni në  skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sonte ora 19:00. Regjia: Erand Sojli. Interpretojnë: Yllka Mujo, Kastriot Shehi dhe Eglantina Cenomeri. 

Pin It