Mblidhet sot komisioni për Reformën Zgjedhore

1457341538REFORMA-ZGJEDHORE

Kryetari i parlamentit në vendin tonë Z. Ilir Meta, mblodhi këtë të hënë komisionin për Reformën Zgjedhore. Gjatë takimit me ta ai theksoi se shpreson që zgjedhjet e ardhshme të jenë të standardeve të larta, “ashtu siç duhet të jenë në një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.
Një nga anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore në radhët e PS-së, Bashkim Fino deklaroi se “Do të marrim në konsideratë raportin e OSBE/ODIHR-it. Kemi kohë dhe le të shpresojmë që të mbarojmë punë para pushimeve, por konsensusi mund të arrihet edhe në fund të vitit për Kodin Zgjedhor”.

Ndërsa nga ana tjetër Oerd Bylykbashi deputet i Partisë Demokratike, pasi theksoi se ky është “një moment i rëndësishëm në punën e Parlamentit”, shtoi se nuk ka shumë kohë për të trajtuar të gjitha problematikat.

“Duhet konsensus dhe vullnet politik. Suksesi i procesit të dekriminalizimit lidhet me suksesin e Reformës Zgjedhore. Shqipëria ka bërë hapa prapa në lirinë e zgjedhjeve. Blerja e votës dhe presionet ndaj zgjedhësve janë fenomene shumë të rënda. Duhet vullnet për t’i luftuar këto fenomene” tha Bylykbashi.

Pin It