Milani sakrifikon për Axel Witsel

Axel-Witsel

Milani është i vendosur ta transferojë yllin e Zenit St Petersburgut, Axel Witsel. Rossonerët e kërkuan belgun gjatë verës por nuk ia dolën që të siguroninshërbimet e tij.

Sipas Il Corriere dello Sport, klubi italian sërish do ta kërkojë mesfushorin, por Zeniti i kërkon rreth 35 milionë euro.

Për të siguruar këto të ardhura Milani është duke planifikuar të shesë disa lojtarë për ta blerë Witselin. Keisuke Honda dhe Diego Lopez janë në krye të listës, por Milani nuk do të mjaftohet vetëm me shitjen e këtyre lojtarëve.

Pin It