Partizani shkarkon Sulejman Starovën

Starova-653x420

Partizani ka shkarkuar trajnerin Sulejman Starova, për shkak të rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit. Gjithashtu mësohet se një lëvizje e tillë vjen edhe në kuadër të riorganizimit të strukturave të Klubit dhe më kryesores, ndërtimit të Akademisë së Futbollit Partizani që mbetet edhe një prej objektivave madhor të Klubit.

Skuadra e Kategorisë Superiore bën të ditur se ai do të zëvendësohet nga italiani Andrea Agostinelli. Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet më 4 janar në ambientet e klubit, ditë kur 58-vjecari italian do të nisë zyrtarisht punën si trajneri i të kuqve.

Starovës do t’i besohet një rol këshilltari pranë presidentit Gaz Demi.

Pin It