Mos i lini fëmijët të qajnë gjatë, dëmton shëndetin e tyre

Asnjëherë mos e lini pa vëmendje një fëmijë që qan, me shpresën se do mësohet të flejë vetë.

Pavarësisht se mund të jeni të lodhur dhe mund të mos keni fjetur mirë prej muajsh dhe netët tuaja mund të jenë shumë të gjata për shkak se fëmija zgjohet disa herë gjatë natës, mos harroni se këto ditë do të kalojnë.

Por nëse e lini një fëmijë të qajë i vetëm, në një dhomë të errët, mbyllni derën dhe veshët tuaj, ata mund të sëmuren nga të qarët. E qara shkakton stres. Dhe stresi vret neuronet. Kjo shkakton mungesë sigurie tek fëmija dhe një zbrazëti të brendshme të cilën ai do kërkojë ta zëvendësojë në të ardhmen.

Ai mund të krijojë idenë e vetmisë, pasigurisë dhe frikës.

Prandaj mos i dëgjoni ata që ju këshillojnë të mos i kushtoni vëmendje fëmijës kur qan. Një fëmijë dy muajsh nuk qan për t’ju mashtruar ju. Ai ka nevojë për kujdesin dhe dashurinë e nënës. Besojini instiktit tuaj prej nëne, i cili zgjon në zemër dëshirën për të qetësuar një fëmijë që qan.

Pavarësisht sa të lodhur jeni, kjo do kalojë, fëmija do flejë. Tregoni durim dhe mos e lini fëmijën të qajë me idenë se do e zërë gjumi vetë.

 

Pin It