Ndalet Reali i Zidane, barazon me Betis (VIDEO)

Karim+Benzema+Real+Betis+Balompie+v+Real+Madrid+mTP4GAHd1Kqx

Zinedine Zidane ka shijuar barazimin e parë si trajner i Real Madridit

Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat 5:0 dhe 5:1, Real Madridi i Zinedine Zidane nuk ka mundur që të marr më shumë se një pikë si mysafirë i Real Betis.

Vendasit befasuan mysafirët që në minutë e shtatë të takimit kur Alvaro Cejudo shënoi një supergol për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Edhe përkundër shumë tentimeve të Realit, këtë epërsi vendasit e ruajtën deri në minutën e 71’të kur Karim Benzema shënoi për të barazuar rezultatin.

Deri në fund të takimit, Reali pati një mori rastesh, por ishin të pafat para portierit Adan që dukej në natën e tij duke përfunduar kështu ndeshja me rezultat 1:1.

https://www.youtube.com/watch?v=XhpBhymHDGo

https://www.youtube.com/watch?v=b-_ahslZ4Gw

Pin It