Arsenal humb ndaj Chelsea-t, Leicester në krye (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=527dhi__HDw

Chelsea ka arritur fitore minimale (0-1) në Emirates kundër Arsenalit që pjesën më të madhe të lojës e zhvilloi me një lojtar më pak.

Derbi londinez nuk filloi aspak mirë për skuadrën e vendase, e cila vetëm pas 18 minutash mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Per Mertesacker u përjashtua direkt me të kuq për faktin se si lojtar i fundit ndërhyri në Diego Costan. Arsene Wenger u detyrua të bëjë një zëvendësim për ta balancuar skuadrën dhe e largoi Olivier Giroud, gjë që nuk u pëlqeu aspak tifozëve.

Menjëherë pas përjashtimit të mbrojtësit gjerman, Blutë kaluan në epërsi. Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle, Diego Costa, ishte golashënues (23’).

Raste pati shumë në vazhdim të sfidës nga të dyja palët. Mysafirët dëshironin ta vulosnin fitoren, derisa Topçinjtë e kërkonin barazimin.

Kur po afrohej fundi i takimit, vendasit u angazhuan jashtëzakonisht shumë duke bërë presion dhe duke krijuar raste, por nuk ia dolën të realizonin. Blutë nga ana tjetër prisnin që të ndëshkonin përmes kundërsulmeve.

Sido që të jetë, gola të tjerë nuk pati dhe lojtarët me fanellat blu dolën fitues falë golit nga pjesa e parë.

Kjo humbje e lë Arsenalin në vend të tretë në tabelë, me tri pikë prapa liderit Leicester City. Chelsea, nga ana tjetër, pozicionohet në vend të 13-të me 28 pikë pas 23 javësh.

chelsea-triumfon-n-euml-derbi-video_hd per1

Pin It