“Ndalohet të mos prekësh”, fëmijët me aftësi të kufizuar të shikimit vizitojnë muzeun historik

fq_seksione

“Ndalohet të mos prekësh” është projekti më i ri i cili iu ofron fëmijëve me aftësi të kufizuar të të parit mundësinë për të eksploruar Muzeun Historik Kombëtar përmes prekjes së objekteve.

Projekti realizohet falë bashkëpunimit mes Muzeut Historik Kombëtar, Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” dhe Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë.

Nxënësit e institutit “Ramazan Kabashi” zhvilluan vizita në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar dhe të pajisur me doreza të dhënë nga stafi i Muzeut Historik, mundën të prekin objektet e paracaktuara, objekte origjinale të ekspozuara nëpër pavijonet e muzeut. Prekja e këtyre objekteve u realizua me ndihmën e specialistëve të muzeut. Fëmijët me aftësi të kufizuar në shikim patën kështu mundësinë të përjetonin artin me anë të duarve të tyre.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi dhe Drejtori i Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë, Xhemal Xhafa nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, sipas të cilës vizitat do të vijojnë çdo ditë të enjte.

Pin It