Projektligji, vulë elektronike për vlefshmërinë e dokumenteve elektronike

vula

Edhe dokumentet elektronike do të kenë vulë që garanton vlefshmërinë ligjore të tyre.

Vula elektronike është kriteri që i është shtuar ligjit “për dokumentin elektronik” për të siguruar integritetin e dokumentit elektronik. Pr/ligji është hartuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Ndryshimet ligjore të depozituara për shqyrtim në parlament synojnë të thjeshtojnë hallkat e qarkullimit të dokumentit elektronik. Përdorimi i kësaj vule krijon lehtësira në ofrimin e shërbimeve elektronike publike.

Vula elektronike do të mundësojë edhe procedurën e vulosjes automatike të dokumenteve nga sistemet elektronike.

Pin It