Nicë, Pa 84 të tjerë…

nice-attack-6

Të paktën 84 persona kanë vdekur dhe mbi 150 kanë mbetur të plagosur, pasi një kamion hyri në mes të një turme njerëzish në jug të Francës me 80 km/orë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Nicës, ku po kremtohej festa kombëtare e Francës, Dita e Bastijes.

Autori i sulmit në Nicë është Mohamed Lahouaiej Bouhlel  31-vjeç me origjinë tuniziane, kishte shtetësi franceze ndërsa punonte si shofer.Ai kish lindur në Sousse qytet në Tunizi i cili u godit nga një sulm terrorist një vit më parë. Sipas autoriteteve ai rezultonte me precedent të mëparshëm penal por nuk ishte dënuar për krime të lidhura me terrorizmin dhe ishte i panjohur për inteligjencën francez. Mediat raportojnë se i riu ishte duke u divorcuar dhe kishte probleme me paratë. Ndërsa po vijojnë kontrollet në banesën e tij.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna mitralozi nga kamioni përpara se ai të përplasej me turmën, ndërsa autori u vra gjate shkembimit te zjarrit me policine franceze.

Imazhet e tmerrshme nga vendngjarja tregojnë njerëzit e aksidentuar nga kamioni, ndërsa gjithashtu shihen edhe trupa njerëzish të pajetë në anë të rrugës.

Ngjarja e tmerrshme e Nicës vjen 4 ditë pas mbylljes së kampionatit Europian të Futbollit i cili u zhvillua në Francë. Madje në stadiumin e Nicës u luajtën disa ndeshje të rëndësisshme të “Euro 2016”.
Franca tronditet keshtu sërish pas rreth 9 muaj nga sulmet terroriste të Parisit, ku mbetën të vrarë 132 persona.

Pin It