Norwich – Liverpool, çfarë spektakli… (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=m52MPz6rmUs

Liverpooli e ka shënuar fitoren më epike e të pabesueshme ndër vite, pasi ka mposhtur në udhëtim me tri rikthime ekpin e Norwich Cityt. Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar në transfertë me rezultatin 5-4.

Sfida nisi më mirë për Liverpoolin që kaloi në avantazh që në minutën e 18-të me Firminhon, por gëzimi i miqve nuk zgjati shumë pasi Mbookani dhe Naismith i dhuruan avantazhin e përkohshëm në pjesën e parë ekipit vendas.

Në fraksionin e dytë të lojës Norwich shënon edhe një tjetër gol me Hoolahan, ndërkohë që Henderson vetëm pas një minutë lojë shkurton diferencën. Në minutën e 63-të Firminho vendos barazpeshën, për të ardhur në 15 minuta nga fundi kur Milner shënoi golin e avantazhit.

Në minutën e katërt shtesës Bassong shënoi golin e barazimit.

Emocionet nuk kishin fund pasi Lallana shënoi edhe golin e avantazhit në sekondat e fundit të shtesës.

Me këtë fitore sensacionale Liverpooli ka 34 pikë në vendin e shtatë, 10 pikë më pak se lideri Arsenal që e pret Chelsean të dielën.

12593474_10154028693117573_2166874246657821910_o

Pin It