Pajisja që gjen kodin e çdo iPhone-i

2-25-620x330

Miliona celularë të mençur të kompanive më të mira mund të hakerohen lehtë nga kriminelët kibernetikë, duke përdorur një pajisje të  thjeshtë. Pajisja shitet hapur në internet dhe e cila mund të përdoret për të fituar qasje në çdo iPhone të Apple.

Duke e përdorur këtë pajisje – të quajtur IP Box, u thye kodi i një iPhone 5C me sukses.

Normalisht, iPhone bllokohet sapo shënohen pesë tentime të gabuara, por IP Box është në gjendje që të vazhdojë tentimin, pa e bllokuar iPhone.

Pajisjet e tjera si iPad dhe mini iPad janë gjithashtu të prekshme nga ky sulm i kësaj pajisje.

Pin It