Paketa e re fiskale, bizneset kanë afat për propozimet deri në 20 qershor  

Bizneset mund të paraqesin pranë Ministrisë së Financave propozimet e tyre për përmirësimin e procedurave tatimore dhe doganore deri në date 20 qershor. Pas aksionit kundra informalitetit, Qeveria mirëpret sugjerimet e komunitetit të biznesit për të krijuar një klimë të favorshme biznesi.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ftoi të gjithë bizneset të bashkëpunojnë për rritjen e sipërmarrjes përmes propozimeve për lehtësimin e procedurave. Sipas tij faza e dytë e luftës ndaj informalitetit është e orientuar drejt thjeshtimit të burokracive, tatimit dhe procedurave doganore.

Ahmetaj tha se paketa e re fiskale, me të cilën po punon Ministria e Financave, po ndërtohet në bashkëpunim me sipërmarrjen në të gjithë vendin. “Janë mbi 350 propozime të ardhura nga komuniteti i biznesit në vend të cilat janë reflektuar në draft-ligj”, – tha ai.

Ndër propozimet e biznesit ministri Ahmetaj cilësoi si të rëndësishme të drejtën e sipërmarrjes për t’u vetëkorrigjuar pa penalitet për një periudhe 5-vjeçare dhe detyrimin e administrates për të njoftuar 45 ditë para në rast kontrolli.

Pin It