Përfundon dënimi, Barcelona kërkon 77 talentë

talente

Dënimi i vendosur nga FIFA për transfertat e lojtarëve ka përfunduar dhe Barcelona nuk do të humbasë më kohë duke u hedhur direkt në kërkim të talenteve të rinj.

Blaugranat pritet të nënshkruajnë me plot 77 lojtarë këtë merkato janari dhe mes tyre nuk është çudi që të gjenden pasaardhësit e Iniestës apo Mesit.

Dosja e dorëzuar nga klubi katalanas në zyrat e federatës spanjolle të futbollit përfshin shumë emra, sot pak të njohur, por të vlerësuar si talente premtues. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mbushur ende 18 vjeç.

Barcelona u ndëshkua nga FIFA me bllokim merkatoje për shkeljen e artikullit 19, ku përcaktohen rregullat për transferimin e futbollistëve ende minorenë. Ndëshkimi përfundoi më 4 janar.

Pin It