Klopp: I kënaqur nga ekipi

Jurgen-Klopp-is-unveiled-as-Liverpool-FCs-new-manager-at-Anfield

Jurgen Klopp thotë se është krenar me lojtarët e tij për performancën në gjysmëfinalen e parë në Capital One Cup ndaj Stoke Cityt.

“Reds” fituan në Britannia Stadium pak ditë pas humbjes 2-0 nga West Ham Unitedi. Jordan Ibe realizoi për fitoren 1-0 ndaj skuadrës së Xherdan Shaqirit.

“Është ndjenjë e çuditshme. Jam krenar sepse ishte reagim perfekt nga ndeshja e fundit”, ka thënë trajneri gjerman pas ndeshjes. “E patë se ishte ndeshje speciale. Ndeshje e mirë – e gjallë dhe agresive”.

Fitorja 1-0 ishte e treta që Liverpooli e ka fituar me këtë rezultat në katër ndeshjet e fundit si mysafire.

Pin It